×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kur keni shkarkuar ‘FaceApp’, të gjithë e keni pranuar rregulloren që lejon atë t’i përdorë të dhënat tuaja

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 11:49

    Aplikacioni “FaceApp”, i cili gjatë ditëve të fundit u kthye në një trend edhe në Kosovë, mund t’i përdor fotografitë dhe të dhënat e të gjithë përdoruesve të tij.


    Në rregulloren e këtij aplikacioni, theksohet se produkt i saj është përdoruesi dhe me përdorimin e aplikacionit, përdoruesi i jep licencë “FaceApp” për t’i përdorur fotot e tij, emrin dhe emrin e përdoruesit.

    Këto informata dhe fotografi, aplikacioni mund t’i përdor për çdo qëllim, duke përfshirë ato komerciale.

    “Ju i jepni FaceApp një licencë të vazhdueshme, të pakthyeshme, jo-ekskluzive, pa pagesë, në mbarë botën për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, publikuar emrin e përdoruesit në të gjitha formatet dhe kanalet e formuara ose të zhvilluara më vonë, pa kompensim për ju”, thuhet në rregulloren e këtij aplikacioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!