×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ky është kosovari në krye të prodhimit të Mercedes E-Class, po i mahnit shefat me punën e tij

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 19:54

    Bekim Gashi nga komuna e Pejës po i mahnit drejtuesit e kompanisë së madhe prodhuese të makinave, Mercedes.


    I lindur në fshatin Raushiq të Pejës, Gashi ka më shumë se dy dekada që jeton në Gjermani.

    Ai i ka mahnitur drejtuesit e Mercedes-Benz me punën dhe përkushtimin e tij. Ai tanimë është caktuar si trajner i modelit të ri E-Class që do fillojë të prodhohet shumë shpejt.

    Faqja zyrtare e Mercedes ka postuar disa fotografi të tij, ku në secilën prej tyre ka dhënë një përshkrim të punës së përditshme të pejanit.

    “Jam caktuar edhe si trajner i modelit të ri që fillon në të ardhmen e afërt, ku jam pëgjegjës per trajnimin e të gjithë punëtorëve në dy linitë e prodhimit në katër Grupe, si dhe për harmonizimin e punëve në stacione të ndryshme në të dy linitë”, ka thënë Gashi për EkonomiaOnline.

    “Po jam mbikëqyrës i grupit si montues i shumë pjesëve që janë të cekura që më dallojnë si multi-talent në montim dhe kontrollim te kualitetit”.Montojmë nga karriqat e para, prapa, timonin, airbeg-in, pompa të ndryshme, gypa të frenuesve, si dhe furnizimit me dirivate dhe ato për ftohjen e motorit etj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!