×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Lotus prezanton supermakinën e përditshmërisë

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 16:46

    Lotus, marka legjendare britanike e makinave sportive, ka prezantuar një supermakinë të re, që konsiderohet si “makina Lotus më e mirë e prodhuar ndonjëherë”.


    Lotus Emira arrin nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 290 km/h.

    Me këtë makinë, drejtuesit e markës britanike shpresojnë të konkurrojnë Porsche Cayman, Alpine A110 dhe Jaguar F-Type. Sipas tyre, bëhet fjalë për një supermakinë që mund të përdoret në përditshmëri pasi është shumë praktike, por në të njëjtën kohë ofron emocione të mëdha për admiruesit e makinave të shtrenjta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!