×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Mashtrimi i ri në internet: Nëse keni marrë këtë mesazh në Viber, mos u përgjigjni assesi

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 12:47

    Këto ditë, një mesazh i pazakontë ka mbërritur në telefonat mobil të përdoruesve të aplikacionit Viber.


    Konkretisht, disa përdorues morën një mesazh nga një numër me “origjinë të dyshimtë”  +79183301602 ku thuhej  se ata ishin fituesit me fat të “Fondit Ndërkombëtar të Viberit”, transmeton Reporteri.net.

    Mesazhi thotë se shpërblimi është 500,000 dollarë, dhe për të marrë këto para, ju duhet të dërgoni një e-mail, dhe do të merrni informacion shtesë, çka nënkupton se ju do ti lini dikujt informacionet personale dhe adresën tuaj, dhe për këtë arsye do t’i lejoni të njëjtit të abuzojnë me të dhënat tuaja.

    Si gjithmonë, ky është një tjetër mashtrim në internet nga i cili duhet të mbroheni, dhe këshilla është që në këto mesazhe të mos përgjigjeni asnjëherë dhe që fjalëkalimin e postës elektronike ta azhurnoni rregullisht. Këto lloj mesazhesh kanë për qëllim kryesisht vjedhjen e informacionit personal dhe qasjen në emailat tuaj. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!