×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Momenti rrëqethës kur shoferi i Ferrari, humb kontrollin mbi një urë në Londër

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 13:02

    Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i veturës sportive Ferrari, humb kontrollin mbi timonin derisa po lëvizte me shpejtësi mbi një urë në Londër dhe përplaset në rrethojën mbrojtëse të urës.


    Pamjet e këtij moment janë filmuar me kamerë të vendosur brenda veturës, e në momentin kritik një çiklist që po kalonte pranë veturës së shtrenjtë italiane, për pak sa nuk goditet, transmeton Telegrafi.

    Bëhet fjalë për urën Lambeth në qendër të Londrës, në të cilën përplaset Ferrari dhe menjëherë hapen jastëkët me ajër për t’ia shpëtuar jetën shoferit.

     

    Videoja është shpërndarë në internet të hënën dhe tregon se si Ferrari 812 që kushton 300 mijë euro, përplaset brenda e shoferi që ishte brenda shpëton pa ndonjë lëndim.

    Shoferi me sa duket dëshironte të testonte fuqinë motorike të Ferrarit i cili ka hiq më pak se 789 kuaj-fuqi, por llogaritë nuk i kishte bërë mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!