×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ngadalësoi telefonat e vjetër qëllimisht, kaq është gjoba që do ta paguajë Apple

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 9:14

    Gjiganti teknologjik Apple do të paguajë 113 milionë dollarë për të pushuar akuzën se ka ngadalësuar iPhone-t e vjetër.


    Në 33 shtete të SHBA-së pati ankesa se Apple e ka bërë këtë gjë qëllimisht për të detyruar përdoruesit të blejnë pajisje të reja, shkruan A2news të enjten.

    Miliona persona në botë u prekën në vitin 2016 kur modelet e telefonave iPhone 6, 7 dhe SE u ngadalësuan, në një skandal që tashmë është pagëzuar me nofkën “batterygate”.

    Apple refuzoi të komentonte akuzat, ndonëse më parë kishte pranuar se telefonat ishin ngadalësuar për të përmirësuar performancën e baterisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!