×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Opeli paralajmëron Astran dhe Corsan e re

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 20:19

    Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave, Opel, ka njoftuar se gjatë panairit të automjeteve “Frankfurt Motor Show”, panair ky që hap dyert muajin e ardhshëm, do të lansojë Astra-n me më së paku shpenzime ndonjëherë”.


    Ende s’janë dhënë specifika për të, por modeli i ri do të prezantohet përkrah varianteve tjera të modelit të famshëm, i cili do të vijë me dukje të re dhe me motorë të rinj, raporton “carscoops”.

    Një vend të posaçëm në panair do të ketë edhe gjenerata e re e Corsa-s, e cila është shumë e afërt me modelin e fundit Peugeot 208. Sikurse super-mini vetura franceze, edhe Corsa është përmirësuar shumë në krahasim me modelin paraprak, dhe, për herë të parë në histori, do të vijë edhe në versionin elektrik me emrin Corsa-e.

    Edhe modeli me emetim zero të gazrave do të prezantohet në Frankfurt, e cili do të vijë me motor elektrik 125 PS (123 hp / 92 kw) me një bateri prej 50 kwh, motor i cili mundëson përshpejtim nga 0-100 km/h në 8.1 sekonda ndërsa mund të përshkoni 330 km me një mbushje të baterisë.

    Edhe hibridi i parë plug-in i kompanisë, Grandland X Hybrid4, do të jetë pjesëmarrës i panairit më të madh të veturave.

    Ai vjen me motorin me benzinë 1.6 litërsh me dy motorë tjerë elektrikë dhe me baterinë 13.2 kwh litium-jon, që në kombinim prodhon 300 PS (296 hp / 221 kw), përshpejtim nga 0-100 km/h për 6.1 sekonda dhe 51 km me një mbushje baterie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!