×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Paralajmërim për përdoruesit e Samsung, kini kujdes nga ky mashtrim

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 17:46

    Miliona përdorues të celularëve Samsung po paralajmërojnë për një përditësim që mund t’ju kushtojë shumë.


    Ekspertët thonë se askush nuk duhet të shkarkojë aplikacionin që quhet “Updates for Samsung – Android Update Versions”.

    Kjo është një mënyrë që të tërheqë përdoruesit që të bëjnë përditësime në celularët e tyre. Në fakt, Samsung siguron përditësime falas që shkarkohen në mënyrë të thjeshtë tek “settings”.

    Por ky aplikacion, i cili nuk ka lidhje me gjigjantin e teknologjisë i kërkon përdoruesve rreth 35 dollarë për tu shkarkuar, transmeton oranews.

    Ekspertët thonë se kjo “i bomardon” Samsung-ët me reklama dhe i ngadalëson celularët, ndërkohë që krijuesi fiton para me shumicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!