×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Paralajmërimi i ekspertit për Bitcoinin: Kjo është një periudhë shumë e rrezikshme për të investuar në kriptovaluta

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 13:24

    Eksperti David Tice ka paralajmëruar se kjo është një periudhë shumë e rrezikshme për të investuar në Bitcoin.


    Tice është i bindur se një rënie e tregut është e pashmangshme.

    Eksperti po inkurajon investitorët të peshojnë rreziqet.

    “Mundohuni të fitoni 3 për qind deri në 5 për qind fitime afatshkurtra ndërsa luftoni me kërcënimin e një tërheqje prej 40 për qind”, u shpreh Tice, duke shtuar se është një bast që nuk ia vlen të merret.

    Ai thotë se është veçanërisht i shqetësuar për Big Tech dhe aksionet FAANG, të cilat përfshijnë Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Alphabet, i njohur më parë si Google.

    “Shumë para janë hedhur tek Alphabet dhe Microsoft, Apple dhe Facebook, Twitter, etj. Kostot po rriten në atë sektor”, vuri në dukje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!