×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Paralajmërimi i shkencëtarëve: Robotët mund të fillojnë të vrasin njerëz

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 11:09

    Përparimi i robotikës për të përmirësuar jetën në shekullin 21 ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, mirëpo koncepti i bisedës dhe komunikimit i ka shqetësuar shkencëtarët.


    Një teori e re sipas së cilës  mësimi i inteligjencës artificiale në kuptimin e gjuhës njerëzore mund të jetë i rrezikshëm. Kiki Hempelman, gjuhëtar, thotë se robotët mund të fillojnë të vrasin njerëzit, sepse ata “mendojnë se është qesharake” nëse gjërat shkojnë keq, transmeton Reporteri.net.

    “Inteligjenca artificiale kurrë nuk do të kuptojë shakatë ashtu siç bëjnë njerëzit. Ata  nuk kanë nevojë për humor dhe në këtë pikë plotësisht e humbin kontestin”, tha ai, duke shtuar:

    “Mësimdhënia e inteligjencës artificiale në kontekstin e humorit mund të jetë e rrezikshme, sepse mund të dallojë humorin, ku nuk është dhe anasjelltas, ta përdor atë aty ku nuk është e përshtatshme, madje mund të fillojnë të vrasin njerëzit duke e konsideruar atë si diçka të këndshme”.

    Megjithatë, Dr Tristan Miller, një shkencëtar kompjuterik dhe gjuhëtar në Fakultetin e Teknologjisë në Gjermani, është disi më pozitiv.  “Kufijtë e inteligjencës artificiale janë pothuajse të pakufizuara, dhe teknologjia e ardhshme mund të jetë e mjaftueshme sa robotët të mund të dallojnë sarkazmën, madje edhe në gjuhë të ndryshme”, tha ai.

    Ai pranon, megjithatë, se shkenca është ende  është larg dhe se robotët nuk kanë “njohuri esenciale rreth botës reale” në mënyrë që të mund të komunikojnë me shaka.

    “Gjuha kreative, dhe sidomos humori, është një nga gjërat më të vështira për të pranuar dhe kuptuar në inteligjencën artificiale”, përfundoi ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!