×
  • Extra
  • Extra

    Po afrohet eksperimenti i madh i NASA-s: Kërkon njerëz që do të rrinë shtrirë për dy muaj, paga 16 mijë euro

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 15:27

    Të gjithë e dimë se udhëtimi në hapësirë ​​nuk është vetëm i shtrenjtë por edhe i rrezikshëm.


    Nëse njerëzit dërgohen në Mars, shkencëtarët duhet të kuptojnë reaksionet që përjeton trupi i njeriut në mungesë të gravitetit, transmeton Reporteri.net.

    NASA dhe ESA u bënë bashkë për të kryer një studim për të përcaktuar se si përshtatet trupi i njeriut në mungesë të gravitetit. Agjencitë hapësinore njoftuan se po kërkojnë një duzinë vullnetarësh të cilët do të kalojnë 60 ditë në shtrat për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë se si udhëtimi për në hapësirë do të ndikojë tek astronautët.

    Pjesëmarrësit do të paguhen me 16,500 euro dhe do të duhet të udhëtojnë për në Këln, Gjermani.

    Njëzet e katër pjesëmarrësit e përzgjedhur do të udhëtojnë në Qendrën e Hapësirës Gjermane (DLR) për të qëndruar në shtrat për 60 ditë. Ka, megjithatë, disa kërkesa për vullnetarët që duhet të përmbushen – ata duhet të jenë mes moshës 24 dhe 55 vjeç, të shëndetshëm dhe të flasin gjuhën gjermane.

    Hulumtimi do të fillojë në shtator dhe do të zgjasë 87 ditë. Pas përfundimit të studimit dy mujor, ata do të përfitojnë 14 ditë rehabilitimi, njësoj si astronautët e vërtetë.

    Gjatë periudhës së pushimit në shtrat, atyre do t’u kërkohet të bëjnë gjithçka derisa janë shtrirë – nga ushqimi e deri te aktivitetet tjera. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shikojnë televizionin, do të pajisen me materiale leximi dhe aktivitete të tjera, ndërsa organizatorët e studimit janë duke inkurajuar në mënyrë aktive njerëzit të marrin kurse online dhe të mësojnë aftësi të reja./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!