×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Rreth dy orë pa Facebook e Instagram

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 19:44

    Përdoruesit e Facebook dhe të Instagram për rreth dy kanë pasur problem të kontrollojnë llogaritë e tyre në këto rrjete sociale.


    Përdoruesit në Facebook ndërsa bënin përpjekje të kishin qasje në llogaritë e tyre në këto dy rrjete sociale merrnin kodet se “diçka po shkon gabim”.

    “Gabim. Na vjen keq, por diçka nuk shkon mirë, provo përsëri,” ishin disa nga përgjigjet që iu paraqiten lexuesve në faqet e Instagramit dhe Facebook-ut.

    Probleme nuk ka pasur vetëm përdoruesit me qasjen në llogarit e tyre, por edhe me faqet që kompanitë e ndryshme por jo vetëm kanë në këtë rrjet social. Gjatë kësaj kohe ato e kanë pasur të pamundur të bëjnë postimet e zakonshme ditore ku informojnë ndjekësit e tyre për ngjaret që zhvillojnë, transmeton Reporteri.net.

    Facebook, ka përdorur rrjetin social tjetër të njohur si “Twitter” për të informuar përdoruesit e tij, të cilët mund të kenë pasur probleme me llogarit e tyre.

    “Jemi të vetëdijshëm që disa njerëz janë duke pasur problem me qasjen në llogarit e tyre në Facebook. Jemi duke punuar që ta zgjidhim problemin sa më shpejt që është e mundur” është ky teksti i shpërndarë në Twitter nga Facebook.

    Raportohet se nga problemi i Facebookut janë prekur llogaritë në disa vende të Evropës e në Amerikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!