×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Samsung mbyll fabrikën pasi punëtori testohet pozitiv për coronavirus

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 14:10

    Samsung tashmë është goditur nga pasojat e koronavirusit pasi kompania fajësoi virusin në performancën e dobët të shitjeve të linjës së saj të fundit të gjeneratës Galaxy S20.


    SARS-CoV-2 goditi përsëri kundër Samsung pasi gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut duhej të mbyllte një nga fabrikat e saj për shkak të një punëtori që u vërtetua pozitiv për koronavirus.

    Fabrika ndodhet në Gumi, në afërsi të Daegu, epiqendra e shpërthimit të virusit në Korenë Jugore.

    Fabrika do të rihapet të martën pasi objekti ku punonjësi i infektuar ka punuar do të dezinfektohet, dhe të gjitha masat e sigurisë do të jenë marrë.

    Sipas disa raporteve, fabrika Gumi është ajo e cila është kryesisht përgjegjëse e prodhimit të Galaxy Z Flip, që po funksionon me të vërtetë mirë në treg, në krahasim me homologët jo të palosshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!