×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Serbët ‘zbulojnë’ fjalëkalimin e kompjuterit të Thaçit

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 14:17

    Serbët pretendojnë se kanë bërë një zbulim të madh sa i përket Kosovës. Ata thonë se kanë arritur ta zbulojnë fjalëkalimin e kompjuterit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.

    Kështu të paktën pretendojnë ata, bazuar në një video të shpërndarë kohëve të fundit nëpër rrjetet sociale, ku Thaçi shihet duke punuar në kompjuterin e tij.

    Kjo videou shpërnda shumë në rrjetet sociale.

    “Thaçi ka një kod të komplikuar. 123456”, shkruajnë serbët në përshkrimin bashkë me videon e Thaçit duke punuar në zyrën e tij.

    Videoja nxiti shumë komente, kështu që komentuesit pyesnin nëse bëhej fjalë për “numra të vegjël ose të mëdhenj”.

    1389 – shkroi një përdorues Twitter, duke aluduar në vitin kur ndodhi beteja e Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!