×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Shtetet me rrjetin më të shpejtë në botë, mësoni ku renditen Kosova e Shqipëria

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 18:54

    Platforma ‘Ookla’, e cila merret me analizimin e përformancës së qasjes në internet, e ka radhitur Kosovën në vendin e 59-të për sa i përket shpejtësisë së rrjetit me ‘Wi-Fi’.


    Shpejtësia e rrjetit në rajonin e Kosovës është vlerësuar të jetë aktualisht 38.04 Mbps, shpejtësi kjo e cila e ka zbritur atë nga vendi i 57-të. Këtë pozitë aktualisht e ka zënë Australia, me shpejtësi prej 38,54 Mbps, njofton lajmi.net.

    Ndryshe nga Kosova, Shqipëria radhitet e 78-ta në mesin e shteteve me rrjetin ‘Wi-Fi’ më të shpejtë në botë, e cila është e vlerësuar të ketë 27,23 Mbps.

    Ndërkaq, vendin e parë në këtë renditje nga indeksi i ‘Ookla’-s e zë Singapori, me shpejtësi prej 195,88 Mbps. Singapori ndiqet nga vendet, si: Hong Kongu, Korea Jugore, Monako, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

    Për të arritur një renditje në këto kategori të testimit të shpejtësisë së rrjetit në indeksin e ‘Ookla’, secili vend duhet të ketë së paku 300 rezultate unike të përdoruesve.

    Klikoni KËTU për të parë renditjen e plotë të gjitha shteteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!