×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Sony zbulon logon zyrtare të PlayStation 5

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 14:13

    Sony ka zbuluar mbrëmë logon zyrtare të PlayStation 5 (PS5), gjatë konferencës CES 2020 (Consumer Technology Association), që po mbahet në Las Vegas.


    Po ashtu, Sony ka treguar që ka shitur më shumë se 5 milion PlayStation VR (syze virtuale), që nga lansimi i këtij produkti në tetor të 2016-tës.

    Tutje sa i përket shitjeve, Sony ka treguar se ka shitur 104 milion konzola të PS4, gjë që e bën konzolën e dytë më të shitur në histori të video lojërave pas PlayStation 2, që e mban rekordin me 158 milion copë të shitura, transmeton Telegrafi.

    Logoja zyrtare e PlayStation 5, duket ashtu siç pritej, ku Sony edhe njëherë ka ndjekur modelin e logove të PlayStation 3 dhe 4. Përderisa fonti është i njëjte dhe nuk ka shtesa tjera, diferenca e vetme në dizajn ndërmjet logove të PS3, PS4, dhe PS5, është numri, ku tani është 5.

    PlayStation 5 pritet të lansohet në dhjetor të këtij viti, ndërsa detajet rreth konzolës së shumë pritur kanë filluar të dalin gradualisht. Ende nuk dihet se si do të duket konzola, por Sony ka treguar se PS5 do të suportojë grafikën 8K, gjurmimin e rrezeve, dhe do të ketë SSD-ja tejet të shpejta për të reduktuar kohën e ngarkimit. Ndërkohë, pjesa e përparme e harduerit pritet të ketë një CPU me tetë bërthama (bazuar në arkitekturën e re Zen 2 të AMD-së), dhe një GPU të personalizuar, të bazuar në harduerin Radeon Navi të AMD-së.

    Të gjitha produktet e fundit të PlayStation, mund ti gjeni në dyqanin më të madh online të teknologjisë në Kosovë, Gjirafa50. Në Gjirafa50 mund të gjeni mbi 60.000 produkte teknologjike, origjinale, me garancion 1 vjeçar nga prodhuesi. Po ashtu, transporti për të gjitha porositë është falas në gjithë Kosovën, ndërkohë pagesën mund ta bëni pasi ta pranoni porosinë, apo me kartelë bankare, deri në 12 këste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!