Tik Tok ndryshon rregullat dhe merr nën mbrojtje adoleshentët

Profili në Tik Tok i çdo përdoruesi nën 16 vjeç do të kalojë automatikisht në profil privat, edhe nëse vit i riu e ka lënë publik.


Përdoruesit e tjerë do e kenë të ndaluar të shkarkojnë video nga profilet e fëmijëve nën 16 vjeç.

Kurse të rinjtë e moshave nga 13-15 vjeç do t`i zgjedhin vetë miqtë që duan të komentojnë në profilin e tyre dhe do të kenë mundësinë gjithashtu që t`i bëjnë videot publike nëse duan.

Por sidoqoftë llogaria e çdo njeriu nën 16 vjeç nuk do shfaqet si sugjerim për të tjerët. Këto rregulla do të hyjnë në fuqi nga sot.

Këto vendime u morën nga Tik Tok pas akuzave të shpeshta të rregullave të dobëta të këtij aplikacioni që në fakt përdoret më së shumti nga adoleshentët dhe të rinjtë.