×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Video që mori miliona klikime, makina Tesla shpërthen në parking

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 12:59

    Një video në Kinë tregon shpërthimi e një makine elektrike të prodhuar nga Tesla.


    Ngjarja ka bërë xhiron e botës, teksa makina ishte e parkuar dhe zëdhënësi i Teslas në SHBA, tha se është dërguar një ekip në Shangai, pas publikimit të videos që tregon shpërthimin.

    Videoja u botua në rrjetin social popullor Weibo, i shoqëruar nga hashtag #AutocombustionTesla dhe tashmë ka arritur mbi 22 milionë shikime.

    Në imazhet mund të shihni tymin e bardhë që del nga një model i parkuar i Tesla S, para se një shpërthim i fortë të përfshijë automjetin. Pastaj, makina vazhdon të digjet.

    https://www.youtube.com/watch?v=kzsmwkK_SiY

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!