Volkswagen lanson veturën e parë elektrike, një shembull

Volkswagen mund të jenë duke lansuar një veturë elektrike, si pjesë e ngritjes së emrit të kompanisë.


VW ka zbuluar makina të reja elektrike si pjesë e projektit I.D. gjatë viteve të fundit, duke lëvizur drejt elektrifikimit.

Prodhuesi i makinave dëshiron të jetë një lider global në tregun e makinave elektrike dhe ka planifikuar një gamë të plotë të automjeteve për të arritur këtë, transmeton lajmi.net.

Në Shanghai Motor Show prodhuesi i makinave zbuloi I.D Roomzz, i cili është një makinë elektrike e frymëzuar nga Touareg.

Makina mund të specifikohet deri në tri radhë ulësesh dhe shtatë vende në total.