×
  • Extra
  • Tech&Auto

    WhatsApp paralajmëron se do t’i mbrojë përdoruesit nga lajmet e rreme

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 21:46

    WhatsApp Service, e cila është në pronësi të Facebook, po teston një tipar të ri që do t’i lejojë përdoruesit të shohin sa herë që mesazhi i tij është përcjellë në biseda të tjera.


    Përditësimi beta në versionin 2.19.80 përfshin një veçori të re që i lejon përdoruesit të shohin sa herë u dërgua i njëjti mesazh që ata morën.

    Për të marrë këtë informacion, përdoruesi duhet të përcjellë mesazhin e marrë, të hapë seksionin e tij për ta parë këtë mundësi.

    Një mesazh që është dërguar pesë ose më shumë herë do të marrë një njoftim me një mesazh “shpesh e dërguar”.

    WhatsApp shton këtë funksion për të ndihmuar përdoruesit të shohin nëse një mesazh rrezikon privatësinë e tyre.

    Disa mesazhe që transmetohen shumë herë mund të cilësohen si lajme të rreme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!