Reporteri.net në rrjetet sociale

Lifestyle

Tri këshilla se si duhet ta bëjnë grimin vajzat që mbajnë syze

Publikuar

më:

Për t’u dukur gjithmonë të bukura edhe nëse mbani syze? Mund të zgjidhni ngjyrat dhe nuancat e përshtatshme si dhe produktet që ju ndihmojnë të mbuloni disa defekte të vogla.


Syzet përshtaten me personalitetin, formën e fytyrës si dhe janë edhe një aksesor mode.

Ja  disa këshilla të vogla për të patur një efekt “wow”. Për të filluar, mos harroni se kujdesi dhe lehtësia janë aleatët më të mirë në zgjedhjen e make up-it për të patur një pamje të freskët dhe moderne.

Para së gjithash, le të mendojmë për syzet. Për t’i bërë sytë më të dukshëm, ne zgjedhim lente anti-reflektuese, më  transparentet dhe të afta për të eleminuar reflektimet e dritave të ambientit. Korniza është po aq e rëndësishme për ta përshtatur me fytyrën: sa më e vogël, aq më shumë duhet të theksohen sytë, me syze të lehta dhe të ndritshme. Nëse zgjedhim lente më të mëdha, mund të përqendrohemi në hije të errëta dhe më intensive.

Sytë

Nëse korniza e syzeve është me ngjyrë, bëni mirë të zgjidhni një ton sysh me ngjyrë neutrale: fildishi, mjaltë ose rozë e lehtë. Nëse korniza është prej metali ose ngjyrë të zezë, atëherë nuk do të bëni keq të guxoni edhe me ngjyra të shndritshme.

Vetullat

Vetullat janë një tjetër element i rëndësishëm në fytyrën tonë. Një formë e mirë e tyre sot mund të realizohet edhe falë teknikës microblading.  Ky trajtim estetik i kohëve të fundit i jep fytyrës një pamje natyrale falë kësaj teknike inovative.

Buzët

Buzët janë një tjetër element i fytyrës që tërheq vëmendjen, veçanërisht nëse kemi zgjedhur një ton natyral për sytë.

Për buzët mund të luajmë me disa ngjyra si: e kuqe flakë, rozë apo ngjyrë metalike

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]