Reporteri.net në rrjetet sociale

Showbiz

U raportua se po divorcohet nga burri, nervozohet Atifete Jahjaga

Publikuar

më:

Atifete Jahjaga ka thënë se është marre të merren mediat me jetën e saj private. Nuk ka dashur të flasë por ka kërkuar të mos merremi me temën e raporteve të saj bashkëshortore. Klan Kosova ka raportuar se ish-Presidentja ka nisur procedurat e ndarjes nga Astrit Kuçi.


E pyetur se është e vërtetë atë që po raporton Klan Kosova për nisjen e procedurave për divorc nga bashkëshorti i saj, ish-Presidentja është përgjigjur:

Leni këto gjëra. Leni këto gjëra qe sa vite jeni duke u marrë. Është marre”, ka thënë Jahjaga, për Express, të shtunën mbrëma.

Nuk ka dashur të flasë më gjatë derisa është pyetur lidhur me atë nëse ka nisur procedurat për shkurorëzim me Kuçin.

Atifete Jahjaga ishte Presidente e Kosovës prej vitit 2011 deri më 2016. Ishte vënë në krye të shtetit si kompromis i partive politike.

Sa ishte Presidente, Jahjaga nuk kishte pasur fare kurorë me bashkëshortin. Ishte kurorëzuar një vit pasi ishte bërë Shefe e Shtetit. Kurorëzimi kishte ndodhur në vendlindjen e saj, në Dushkajë të Gjakovës, më 5 tetor 2012.

Sipas Prive, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila për një kohë të gjatë ishte në martesë me dentistin Astrit Kuqi, po ndahen.

“Çifti ka nisur procedurat e divorcit pas një morie thashethemesh se mes çiftit ka krizë.

Prive raporton se ata po kalojnë në procese gjyqësore për t’i dhënë fund martesës.

Jahjaga nuk po paraqitet në seancat gjyqësore duke anashkaluar gjyqin, mirëpo sipas Prive afër çiftit, ata e dinë mirë se ky është fundi i lidhjes së tyre.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]