Reporteri.net në rrjetet sociale

Uncategorized

Vajza e Kryeprokurorit punësohet në Supreme, ‘shkel’ 23 konkurrentët |DOKUMENT

Publikuar

më:

Vendi i punës ‘zyrtar ligjor’ në Gjykatën Supreme të Kosovës ka nxitur interesim për dhjetëra juristë kosovarë, por ai ka arritur të fitohet nga vajza e posadiplomuar e Aleksandër Lumezit, Kryeprokuror i Shtetit.


Gazeta Metro ka mësuar se Nita Lumezi nga e katërta në listën e ngushtë prej 24 emrave që ishin ftuar për intervistë me shkrim, ka arritur të dalë e para dhe të fitojë vendin e vetëm të punës si ‘zyrtare ligjore’ në Gjykatën Supreme, të shpallur në konkursin në fjalë.

Një prej kandidatëve që gjithashtu ka qenë pjesë e listës së ngushtë prej 24 konkurentëve, ka thënë për Gazeta Metro, se në momentin kur kanë kuptuar se në listë është edhe vajza e Kryeprokurorit, kanë qenë të bindur se ajo do të arrijë ta marrë këtë vend të vetëm të punës, si zyrtare ligjore. 

Gazeta Metro ka siguruar edhe përgjigjen që Zyra e Personelit u ka dërguar 24 kandidatëve e listës së ngushtë që kishin hyrë intervistë për këtë vend pune. Aty ata njoftohen se këtë vend pune e ka fituar Nita Lumezi.

“Ju njoftojmë, lidhur me konkursin nr. 05/2018 për pozitën : zyrtar ligjor në Gjykatën Supreme dhe për intervistën e mbajtur me datën 04.05.2018. Ju informojmë se pas përfundimit të vlerësimit të kandidatëve për vendin e punës : zyrtar ligjor në Gjykatën Supreme, për këtë pozitë është përzgjedhur : Emri dhe mbiemri:Nita Limezi Piket e përgjithshme te fituara janë: 485.5 Me këtë rast ju falënderojmë për pjesëmarrje në konkurs duke ju dëshiruar fat dhe plot sukses në të ardhmen. Zyra e personelit”, thuhet në njoftimin dërguar me email atyre.

Vajza e Kryeprokurorit Lumezi, para se të fitonte këtë vend pune, kishte pasur privilegjin që rreth një vit e gjysmë më parë, si studente praktikën ta kryej hiç më pak se në Zyrën e Kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa.

Mediat në atë kohë kishin raportuar për punësimin e vajzës së Kryeprokurorit në Kryeministri, dhe kabineti i kryeministrit Mustafa, ishte përgjigjur se Nita Lumezi, vajza e Kryeprokurorit të Shtetit, këtë angazhim e ka pasur në cilësinë e praktikantës pa pagesë.

“Studentja Nita Lumezi ka filluar praktikën pa pagesë më datë 24 tetor 2016, periudhë e cila ka përfunduar gjatë kësaj jave. Gjatë praktikës, ajo ka lëvizur në disa zyra në kuadër të ZKM-së”, thuhej në atë kohë në përgjigjen e Kryeministrisë dërguar mediave. /reporteri.net

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]