Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Veseli për akuzat e Drita Millakut: Nga janari do të vijmë me shumë të mira

Publikuar

më:

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se foltorja e këtij institucioni duhet të përdoret për gjëra të mirëqena dhe të dinjitetshme.

Ai këtë e ka thënë lidhur me akuzat e deputetes së Vetëvendosjes, Drita Millaku, se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë në dijeni në lidhje me vrasjen e Ekrem Rexhës – Komandat Drinit.

“Është mirë të merren përgjegjësi për ato që thoni. Ju mos e ndalni por është mirë mos me leshu fjalën, po e dini si çka”, është shprehur Veseli, njofton Klan Kosova.

“Kemi me ardh edhe te ato gjëra. Prej janari kemi me ardh me të mira shumë, s’ka me ikë askush veç ka marrë fund koha e Serbisë”, ka pohuar ai.

“Do të ballafaqohemi për të gjitha gjërat, te zoti e te njeriu. Me pas shqetësim dikush mund të shkojë edhe te prokuroria. E ka rrejt kush i ka thënë diçka [Millakut]. Të shikojë brenda vetes mund ta gjejë më lehtë”, ka deklaruar ai.

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]rteri.net