Reporteri.net në rrjetet sociale

Rajon / Botë

Vjehrri i kërkon nuses së djalit t’ia lajë këmbët, plas grushti në familjen shqiptare

Publikuar

më:

Babë e bir janë futur në sherr me njëri-tjetrin në një familje në Lushnjë pasi nusja e ka kundërshtuar vjehrrin që i kërkonte vazhdimisht t’i lante këmbët.

Sipas fqinjëve vjehrri ishte autoritar në familje dhe kërkonte t’i bindeshin për çdo gjë, por siç duket nusja nuk ka duruar dot më.

“Në Lushnjë kemi patur edhe një sherr në familje, ku babë e bir janë qëlluar me njëri-tjetrin.

Shkak mendohet të ketë qenë nusja e cila nuk i bindej vjehrrit të saj për t’i larë atij këmbët. Siç raportojnë fqinjët vjehrri ishte burrë me mustaqe dhe kërkonte t’i bindeshin për çdo gjë, madje t’i lanin edhe këmbët.

Por, nuses kjo gjë i ishte bërë e bezdisshme dhe nuk kishte duruar dot më”, tha gazetari.

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]