Reporteri.net në rrjetet sociale

Opionione

Vrasja e Oliver Ivanoviqit shenjë e frymës së ndarjes

Publikuar

më:

Ç’të thuhet për këtë vrasje?

Krejt kjo situatë, përfshirë edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit, po fshin gjithçka që është arritur në Kosovë.

Oliverin e kam njohur personalisht për më shumë se 20 vite.

Kemi dialoguar dhe kemi pasur mospajtime serioze. Por, ai ka qenë i qartë në kërkesat e tij për serbët e Kosovës.

Oliveri e ka ditur saktë se çfarë krimesh ka bërë Serbia me shqiptarët dhe ka qenë i qartë se ajo ka qenë koha më e dhunshme.

Mirëpo, ana e tmerrshme e këtij problemi është se – ndonëse të gjithë ne jemi të bindur për këtë – për 20 vite nuk dimë të propozojmë një zgjidhje.

Pse është vrarë Oliveri dhe pse s’më bëhet të shkruaj më gjatë?

Ai sigurisht nuk është vrarë për gjyqin e tij për krime lufte. Më herët kishte deklaruar për revistën NIN se burgun e kishte nga serbët dhe jo nga shqiptarët.

Oliveri ka qenë kundër idesë për ndarjen e Kosovës.

Zëri i serbëve kosovarë ndaj të cilit qeverisja aktuale në Beograd nuk ka pasur pushtet dhe ndikim.

Ishte kundër ndarjes për shkak të qëndrimit se brenda në Kosovë ka më shumë serbë se sa që ka në veri.

Një ditë, ndoshta, do të dihen vrasësit. Ata edhe do të mund të eliminohen nga vetë porositësit e tyre.

Kjo luftë që ende vazhdon është bërë e neveritshme për faktin se ne të gjithë në Ballkan po lejojmë që të udhëhiqemi nga ata që kanë dëshirë të vrasin.

Fatin e Oliverit, jo me vrasje fizike por politike, e kanë përjetuar të gjithë serbët lokalë që ishin në Parlamentin e Kosovës.

Ata u eliminuan politikisht që Aleksandar Vuçiq ta ketë më të lehtë dialogun dhe ta mbajë nën kontroll të gjithë procesin. Vuçiq ka dashur që vet ta udhëheq dialogun dhe të ketë përkrahje nga ndërkombëtarët.

Dhe këtë eliminim politik të serbëve lokalë e ka bërë me përkrahjen e madhe të BE-së, SHBA-së dhe Rusisë.

Një zë tjetër i ngjashëm me Oliver Ivanoviqin është peshkopi Teodosije.

Edhe ai është kundër ndarjes dhe i takon vijës së Sava Janjiq.

Edhe Teodosije nuk do jetë më në Kosovë. Do e shpërngulin larg, në Australi.

Çfarë porosie është kjo?

Fryma e ndarjes është forcuar.

Oliver Ivanoviq është viktima e parë  e kësaj kauze, e cila aminin e ka edhe jashtë Kosovës dhe Serbisë.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]