Reporteri.net në rrjetet sociale

Rajon / Botë

Vuçiq tallet me Thaçin: Po shëtit korridoreve se ka kohë të lirë

Publikuar

më:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka thumbuar fort homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, të enjten.


Vuçiq, i cili po qëndron në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ashtu sikurse edhe Hashim Thaçi, ka zgjedhur që të tallet me shefin e shtetit kosovar.

Presidenti serb ka thënë se nëse ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet vetëm që Serbia të detyrohet ta njohë Kosovën, ai s’është i interesuar për vazhdim të dialogut.

“Nëse thoni, ‘Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe kaq’ – atëherë faleminderit dhe mirupafshim”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur nëse Kosova është e gatshme për zgjidhje duke bërë lëshime, ai ka thënë se nuk mund të flasë në emër të palës kosovare.

“Ata do të jenë atje në korridore, po e shoh se kanë shumë kohë të lirë – pyetini ata”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në vendpushimin zviceran./reporteri.net

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]