Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Ymeri dorëhiqet, aktivistët e ‘terrorizojnë’ me komente fyese

Publikuar

më:

Visar Ymeri ka drejtuar Lëvizjen Vetëvendosje, gjatë katër viteve, dhe gjatë kësaj kohe ky subjekt politik ka arritur ta dyfishojë votën në nivel nacional, duke u bërë partia më e madhe parlamentare në vend. Por, në momentin kur ky dha dorëheqje nga strukturat udhëheqëse, shkaku i pakënaqësive me pretendimin që Lëvizja të vihet nën diktatin komplet të Albin Kurtit, aktivistët e VV’së nuk po ja njohin asnjë meritë, dhe po e gozhdojnë me komente fyese.


Në videon e konferencës për media, ku Ymeri njofton për dorëheqjen e parevokueshme, të postuar në faqen në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vërshuar me qindra komente, shumica prej tyre, fyese për tashmë ish’kryetarin e partisë, që e drejtoi deri sot.

Shumica prej këtyre komentuesve nuk po shprehin asnjë brengë për shqetësimet që Ymeri i paraqiti në konferencën për media ku njoftoi për dorëheqjen. Ata për më tepër, Ymerit po i kërkojnë që me vete t’i marrë dhe të pakënaqurit e tjerë, dhe të largohen nga partia.

Kjo duket edhe një tregues se ndarja në këtë subjekt politik është e pashmangshme. Shenja mirëkuptimi me të pakënaqurit ku besohet se janë të paktën 10 deputetë, nuk kanë shprehur as të ashtuquajturit grupi i Kurtit.

Më poshtë gjeni disa nga komentet që më shumë se të shqetësuar, shprehen të entuziazmuar me dorëheqjen e Ymerit nga kreu i partisë.

 

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]