×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    KQZ: Deri në ora 11:00, votuan 8,2% e qytetarëve

    Reporteri
    17 Tetor 2021 | 11:49

    Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8.24% e popullsisë ose 151.547 qytetarë, shkruan Reporteri.net.

    Përqindja më e madhe  e daljes në votime është në Mitrovicën e Veriut me 30.96%, ose 5.486 votues.

    Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një konferencë për media.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se deri në këtë orë nuk ka pasur ndonjë incident të madh që do të ndikonte në procesin zgjedhor.

    “Nuk është raportuar ndonjë incident nga veriu i Kosovës. Ne kemi një listë të incidenteve minore, që nuk ndikojnë në procesin zgjedhor”, është shprehur ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!