Kabashi: Debati i Kurtit dhe Osmanit ishte një paraqitje e zbehtë

Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net dhe njëherit analisti, Bekim Kabashi, ka komentuar debatin e dyshes nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Kabashi e ka cilësuar debatin si “paraqitje të zbehtë”, shkruan Reporteri.net.


Në emisionin “Prime time” të Kanal10, Kabashi ka thënë se me gjithë mobilizimin, kjo paraqitje nuk arrit shikueshmërinë e pritur.

“Një paraqitje e zbehtë e Kurtit dhe Osmanit, me gjithë sponsorizimet nuk arriti më shumë se mbi 50 mijë shikime në kohë reale. Ndërkaq vitin e kaluar, Kurti i vetëm e shikonin mbi 100 mijë njerëz live”, ka thënë Kabashi në Kanal10.