×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Abelard Tahiri: Hoti dhe Kurti degraduan sistemin e drejtësisë

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 18:34

    Abdelard Tahiri nga PDK ka kritikuar dy qeveritë e kaluara, atë të drejtuar nga Hoti dhe Kurti për degradim të sistemit të drejtësisë.


    Tahiri ka thënë se degradimi i sundimit të ligjit, i nisur nga Qeveria Kurti me shkeljen e Kushtetutës së Kosovës, i pasuar me shuarjen e Task Forcës Kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës nga Qeveria Hoti dhe me vjedhjen e mbi 2 milion eurove nga thesarin e shtetit, duhet të marrë fund.

    “Pra, të dyja qeveritë e mashtrimit të madh, jo vetëm që e kanë ndalë punën e mirë, por e kanë degraduar komplet krejt konceptin e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Kjo përvojë e hidhur dhe e mbrapshtë që e pamë nga Qeveria Kurti e Hoti, duhet të marrë fund. Duhet të frenohet kriminaliteti dhe pasiguria totale që ka përfshirë rrugët dhe qytetet tona. Duhet të luftohet seriozisht krimi e korrupsioni e jo të shantazhohen organet e drejtësisë. Duhet të vazhdojnë reformat që na ofrojnë me integrimin.”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net.

    Për ta frenuar këtë degradim Tahiri ka prezantuar planin për Rimëkëmbjen e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, i cili bazohet në katër shtylla: 1. Lufta Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; 2. Reforma strukturore dhe integriteti i Organeve të Drejtësisë; 3. Thellimi i reformave për koordinim dhe përmirësim të performancës në rend dhe ligj dhe 4. Qasja në drejtësi.

    Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!