×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Adriatik Kelmendi: VV po ankohet kur mendojnë se po iu bëhet e padrejtë, por po respektojnë vendimet

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 18:50

    Gazetari Adriatik Kelmendi ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje po i respekton të gjitha vendimet e institucioneve të Kosovës, pavarësisht se kanë ankesa.


    “Dorën në zemër, hiq linçimet e militantëve në rrjetet sociale, LVV-ja është duke respektuar secilin vendim të institucioneve të vendit. Nuk pajtohen me interpretimin e KQZ-së, u ankuan në PZAP. Nuk u pajtuan me PZAP-në, po paralajmërojnë ankesë në Gjykatën Supreme”, ka shkruar ai.

    Sipas tij kur u rrëzua Qeveria Kurti, flitej se ai nuk do t’i lëshonte zyrat por nuk ndodhi asnjë rezistencë.

    “Njëjtë thuhej se Albin Kurti nuk do ta lëshojë zyrën e kryeministrit pas votimit të Qeverisë Hoti, por nuk ndodhi asnjë rezistencë. Tash është normale që LVV-ja nëse mendon se po i bëhet e padrejtë këtë ta shfrytëzojë edhe për të mobilizuar votuesit në zgjedhje, njësoj siç partitë e tjera po thurrin skenare ogurzeza për t’i mobilizuar votuesit e vet.
    A të flasim tash për programe?!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!