×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ahmeti: Nuk ka gjasa që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së VV-së

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 22:02

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk e sheh të mundur që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së VV-së.


    Vjosa Osmani ka numrin dy në këtë listë, mirëpo me vendimin e ri të KGJK-së Albin Kurti, që është bartës i listës, nuk është certifikuar.

    “Nuk ka gjasa që Vjosa të jetë bartëse e listës”, ka thënë Ahmeti.

    “Si e njoh unë VV’në, nuk ka gjasa. Kjo pasi bartësja e listës merr më së shumti vota dhe Osmani do të krijonte një legjitimitet për vete”, shtoi ai në emisionin Pressing në T7 .

    Kurti në anën tjetër ka thënë se nuk ka marrë ende një vendim me shkrim nga KQZ dhe do të vazhdojë të jetë bartës i listës. Ndërkohë Yll Zekaj nga Instituti për Drejtësi ka thënë se VV mund të përdorë ende mjete institucionale që të kundërshtojë vendimin e KGJK-së.

    Vendimi i fundit nga Gjykata Kushtetuese parasheh që kushdo që ka dënim për vepër penale në 3 vitet e fundit nuk mund të certifikohet në listat zgjedhore të partive politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!