×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti pyetet për ndalimin për të garuar në zgjedhje, përmend Thaçin e Grenellin

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 9:21

    Kreu i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për kryeministër i kësaj partie, pas homazheve të bëra sot në mëngjes te varri i presidentit Ibrahim Rugova është pyetur edhe për vendimin e KQZ-së që ia pamundëson kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Ai ka thënë se si bartës i listës e respekton dhe përfillë Kushtetutën dhe ligjet që mbron të drejtën e secilit qytetarë, ndërsa ka përmendur edhe drekën që kanë ngrënë së bashku vitin e kaluar ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-ambasadori amerikan, Richard Grenell në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    “Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti pat qenë në Kosovë ish ambasaori Grenell për një darkë me ish presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj institucionet e shtetit duhet të ‘updatohen’ në rrethanat e reja, ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”.

    “Unë jam bartës liste që i respekton dhe i përfill me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!