×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ambasadori italian: Certifikimi i kandidatëve duhet të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 17:59

    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë.


    Orlanda ka shkruar se certifikimi i kandidatëve duhet të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.

    “Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje”, ka thënë ambasadori italian.

    Edhe ammasadori amerikan Philip Kosnett dhe ai gjerman Jorn Rohde kanë reaguar lidhur me certifikimin e kandidatëve duke bërë thirrje që të respektohet ligji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!