×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Bekim Haxhiu — ‘Kamishi’ ia sjell PDK-së të gjithë strukturën e Nismës në Komoran

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 22:24

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën Kamishi, ka jep një lajm ku thotë se e gjithë dega e Nismës në Komoran ka kaluar në PDK.


    Haxhiu tha në facebook se është kënaqësi ta mirëpres në PDK komplet degën e Nimsas në Komoran.

    Tutje, ai falënderoi kryetarin e kësaj nëndege dhe strukturës që i ka besuar vizionit të PDK’së.

    “Ishte kënaqësi të mirëpres në PDK komplet degën e NISMA-s në Komoran

    Faleminderit kryetarit të kësaj nëndege, Faik Ibriqi dhe gjithë strukturës që i ka besuar vizionit të PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

    Ai gjithashtu bëri thirrje të votohet PDK’ja me numër 134, Enver Hoxhaj me numër një në këtë parti si bartës i listës dhe vet Haxhiu me numrin 109.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!