×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Berisha: Haradinaj është dëshmuar se i duhet Kosovës, këtë na e tregon, Ushtria, statusi i Trepçës, Ligji për Kryeqytetin…

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 14:11

    Kandidati për deputet nga AAK, Fatos Berisha, i cili mbanë numrin 84 në listë, ka renditur disa nga faktet pse duhet votuar AAK dhe që Ramush Haradinaj të jetë president i vendit. Ai ka përmendur disa nga të arriturat e vendit gjatë qeverisjes së Kosovës nga Haradinaj, siç janë Ushtria, Ligji për Kryeqytetin, Statusi i Trepçës, pengimi i idesë së shkëmbimit të territoreve, e të tjera.


    Kosova sipas Berishës, arriti të bëhet me ushtri 12 vite pas themelimit të shtetit, dhe kjo vetëm kur Haradinaj mori pozitën e kryeministrit për të drejtuar vendin.

    “Ramush Haradinaj si ish’kryeministër, me bashkëpunimin e tij të ngushtë me SHBA’në, por edhe partnerë të tjerë, bëri që Kosova të bëhet me ushtri 12 vite pas themelimit të shtetit”, ka shkruar Berisha në faqen e tij në Facebook.

    Berisha ka përmendur gjithashu, edhe statusin e Trepçës, pengimin e idesë për shkëmbim të territoreve, e edhe trasmisionin energjetik, dhe lidhjen e tij me Shqipërinë.

    “Me Haradinajn kryeministër, u pengua një ide e rrezikshme, ajo e ndarjes së Kosovës, përmes shkëmbimit të territoreve. Lidershipi i Haradinajt, bëri që të ruhet Kosova e 17 Shkurtit 2008. Por, nuk janë vetëm këto. Është statusi i Trepçës, me të cilin Haradinaj nuk lejoi që kjo të dërgohet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë në Bruksel. Është, Ligji për Kryeqytetin, i cili deri kur Haradinaj mori drejtimin e ekzekutivit, u pengua nga të gjitha qeveritë, vetëm për interesa të ngushta partiake, duke lënë anash interesin shtetror. Gjithashtu, ishte Haradinaj që nuk lejoi që Liqeni i Ujmanit të ndahet me Serbinë”.

    “Gjatë qeverisjes së shkurtër të Haradinajt, Kosova arriti që KOST’in (Operatori i Sistemit dhe të Transmisionit dhe Tregut) ta anëtare të ENTSO-E (European Netuork of Transmission System Operators for Electricity) dhe ta kthejë rrjetin energjetik në lidhje dhe shkëmbim me Shqipërinë”, ka thënë Berisha, i cili është kandidat i AAK’së për deputet, e që vjen nga komuna e Suharekës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!