×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Buleshkaj pas moscertifikimit të kandidatëve që kanë probleme me ligjin: Vendim i padrejtë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 23:49

    Yll Buleshkaj, kryetar i Zyrës për Certifikim, e ka vlerësuar si të padrejtë mos-specifikimin e formës së akt-vendimeve nga gjykatat, të lëshuara ndaj kandidatëve tashmë për deputetë nga subjektet e ndryshme politike.


    Buleshkaj, në një intervistë për televizionin ‘T7’, ka deklaruar se ka pasur një “mish-mash” vendimesh ndaj kandidatëve për deputetë, duke filluar nga gjobat e trafikut e deri tek dënimet më të rënda.

    “Rekomandimi jonë ka qenë i listave. Kemi pasur mish-mash vendimesh, prej gjobave të trafikut e deri në raste më të rënda. Ne konsiderojmë që është e padrejtë diçka e tillë”, ka thënë ai për T7.

    Tutje, ai ka përmendur edhe “tendenca sulmesh” ndaj Zyrës për Certifikim nga PDK-ja, duke përmendur emrin e përfaqësuesit të kësaj partie, Arianit Elshanin.

    “Ka pasur edhe tendenca të panevojshme që të sulmohet kjo zyre. Arjanit Elshani u lëshua në cilësinë histerike, edhe ndaj meje edhe ndaj zyrës ku drejtoj”, ka deklaruar ai.

    Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), duke zbatuar nenin 29, pikën qënë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, nuk ka certifikuar listat e kandidatëve të partive politike, në mesin e të cilave ka pasur individë që kanë pasur probleme me ligjin në tri vitet e fundit.

    Nga vendimi i së premtes, nuk janë certifikuar lista e kandidatëve të VV=së dhe AAK-së. Nisma nuk është certifikuar as si subjekt politik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!