×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Daut Haradinaj: Luginasve nëse jo me ligj, presidenti i ardhshëm do t’ua jep shtetësinë me dekret

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 11:47

    Ish shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për deputet, sot ka takuar kandidatin për deputet nga Fushë Kosova, Besnik Shalën i cili sipas Haradinajt do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve.


    Tutje në shkrimin e tij, Haradinaj theksoi se qytetarët e luginës së Preshevës, nëse jo me ligj, shtetësinë e Kosovës do ta fitojnë përmes dekretit nga presidenti i ardhshëm.

    “Një burrështetas serioz nuk i lë shqiptarët si kategori e dytë, por angazhohet për avancimin e tyre kudo që jetojnë ata. Suksese Besnik!”, përfundoi Haradinaj.

    Postimi i tij:

    Mëngjesi në Fushë Kosovë me mikun dhe kandidatin Besnik Shala, që me shumë vullnet i ka hyrë garës për deputet me bindjen e plotë se do të jetë zë i qytetarëve të kësaj ane, veçmas atyre nga lugina e Preshevës që me vite presin marrjen e shtetësisë së Kosovës.

    Presidenti i ardhshëm e ka në dorë që nëse jo me ligj atëherë këtyre qytetarëve t’iu jipet shtetësia me dekret.

    Një burrështetas serioz nuk i lë shqiptarët si kategori e dytë, por angazhohet për avancimin e tyre kudo që jetojnë ata.

    Suksese Besnik!

    Daut Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!