×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Elezi: KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Supremes

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 16:36

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë.


    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.

    PZAP-ja me anë të vendimi ka vendosur të moscertifikoj kandidatët për deputetë të cilët janë të dënuar në tri vjetët e fundit. Në mesin e atyre që s’është certifikuar është edhe kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!