×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Elshani i PDK-së, kryetarit të Zyrës për Certifikim: Sot ke bërë atentat ndaj demokracisë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 18:35

    Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se kryetari i zyrës për certifikim të partive politike dhe kandidatëve me rekomandimin e tij ka goditur rëndë demokracinë.


    Përfaqësuesi i PDK-së, ka thënë se Buleshkaj me një rekomandim të tillë “ka bërë atentat ndaj demokracisë”

    “Ju z. Buleshkaj sot me këtë rekomandim kë bërë atentat ndaj demokracisë. Këtë rekomandim po e bëni bazuar në simpati politike”, ka thënë tutje Elshani.

    “Cila është arsyeja që e ke ndërru qëndrimin kaq shpejt, a je kërcënu, a të kanë ofru ryshfet”, ka thënë tutje përfaqësuesi i PDK’së.

    “Vendimi yt është sulm kundër demokracisë dhe nuk do t’i shpëtosh përgjegjësisë ligjore. Me këtë vendim po i shkel të gjitha hallkat e shtetit ligjor”, ka potencuar ai.

    “ju ftoj që ti kalojmë listat e partive që janë të pastra”, ka theksuar Elshani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!