×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjergjaj, AAK: Programi ynë garanton mirëqenie, siguri dhe raporte të mira ndërkombëtare

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 21:13

    Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj në Novosellë të Gjakovës, ka thënë se aty gjen themelin e mbështetjes së saj.


    Gjergjaj e cila në listën e AAK-së mban numrin 64 ka thënë se AAK në këto zgjedhje ka një program të jashtëzakonshëm. Sipas saj, programi i AAK-së garanton mirëqenien socio-ekonomike, sigurinë e vendit si dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Ky është postimi i plotë i Gjergjajt:

    Sonte ishim në familje, në Novosellë, vendin që është themeli i mbështetjes tonë.

    Jam e lumtur që Aleanca ka derën e hapur në çdo familje, sepse puna e përbashkët dhe investimet që janë bërë nuk kanë nevojë për promo marketingu, ato janë tashmë një realitet i prekshëm për qytetarët.

    Unë dhe Aleanca kemi nevojë që ky besim të konkretizohet me votë, ashtu siç edhe keni treguar deri më tash.
    Ne, jemi çdo ditë pranë jush për t’iu prezantuar programin me të cilin konkurrojmë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, program i bazuar në shtylla që garantojnë mirëqenien socio-ekonomike, sigurinë e vendit si dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Faleminderit Novosellë!
    #AAK #ForcaeKosovës
    #FlorentinaGjergjaj64✅

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!