×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj bën premtimin e madh: Do të krijojmë çdo vit nga 30 mijë vende pune

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 17:20

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar disa biznese familjare në Prizren.


    Me këtë rast ai ka thënë se bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se partia e tij do të krijojë 30 mijë vende të reja pune çdo vit nga 2022-ta.

    Postimi i tij:

    Aleanca është e përkushtuar të kontribuojë për interesa të qytetarëve me çdo parti që dëshiron ta çojë Kosovën përpara.

    Gjatë vizitës time në Prizren, vizitova Fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely”, me pronare Monika Margilaj si dhe thertoren “Shantiri” e mishtoren “Xhoshkun” që janë biznese familjare.

    Bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë.

    leanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike.

    Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025.
    #ForcaeKosovës
    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!