×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: Koha për vendime të guximshme për vendin

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 21:05

    Kandidati për President, njëherit edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës ka vizituar Pejën.


    Këte vizitë Haradinaj e ka përmbyllur në takim me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin.
    “Vizitën e sotme në Pejë, e përmbylla me takimin me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin, bashkëluftëtarë të mi në Z.O. të Dukagjinit gjatë Luftës Çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai i ka falënderuar për punën në rindërtimin e vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës.

    “I falenderova për punën e tyre në rindërtimin e vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës. Fola për rëndësinë e Kosovës në NATO dhe mundësisë së referendumit për bashkim me Shqipërinë, nëse vendi jonë mbetet i bllokuar edhe në vitet e ardhshme”, shtoi ai.
    Haradinaj tha se lista e Aleancës për 14 shkurtin, përfshin edhe udhëheqës të luftës, luftëtarë e familjarë të Dëshmorëve.

    Postimi i plotë:

    Vizitën e sotme në Pejë, e përmbylla me takimin me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin, bashkëluftëtarë të mi në Z.O. të Dukagjinit gjatë Luftës Çlirimtare.

    I falenderova për punën e tyre në rindërtimin e vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës. Fola për rëndësinë e Kosovës në NATO dhe mundësisë së referendumit për bashkim me Shqipërinë, nëse vendi jonë mbetet i bllokuar edhe në vitet e ardhshme.

    Lista e Aleancës për 14 shkurtin, përfshin edhe udhëheqës të luftës, luftëtarë e familjarë të Dëshmorëve, kuadro me bagazh të madh intelektual e kombëtar. Kjo listë do të jetë garantuese e zbatimit të kontratës tonë me qytetarët, Programit 2021 – 2025 dhe jam i nderuar që i prijë kësaj liste, si kandidat për President.

    Tani është koha për vendime të guximshme për vendin, ekonominë dhe sigurinë e tij. Koha për unitet e bashkim në tejkalimin e krizës dhe ecjen përpara.
    Na priftë e mbara!

    #ForcaeKosovës
    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!