×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: S’është koha për luftë politike ndaj njëri-tjetrit, duhet të jemi bashkë kundër Serbisë

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 21:34

    Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj ka thënë sonte se nuk është koha për luftë politikë, por për të qëndruar së bashku si komb.


    Këtë përgjigje Haradinaj ka dhënë në pasi u pyet se AAK-ja po bën një fushatë të pazakontë, duke mos sulmuar partitë e tjera, madje duke injoruar kur të tjerët e sulmojnë AAK-në.

    “Vendi ynë është në një situatë shumë të vështirë – ne jemi duke luftuar pandeminë, fqinji ynë po bëhet gjithnjë e më agresiv, ndërsa ekonomia jonë është bllokuar. Tani nuk është koha për luftë politike, por është koha të qëndrojmë së bashku si komb dhe të punojmë për të ardhmen e vendit.

    Qytetarët tanë e kanë kuptuar tashmë këtë, tani ne politikanët duhet ta kuptojmë: Nuk ka të bëjë me ne dhe partitë tona, ka të bëjë me qytetarët dhe vendin. Si President do të jetë një nga detyrat e mia kryesore të bashkoj vendin dhe të ecim përpara së bashku. Ne duhet të luftojmë së bashku për çështjen tonë kombëtare dhe jo kundër njëri-tjetrit”, ka thënë Haradinaj në ‘Pressing’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!