×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj tregon përse po synon të bëhet President

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 22:47

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpalosur arsyet se përse pikërisht ai duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës.


    Në emisionin Debat Plus të Rtv Dukagjinit, ku po debatohet për temën “ Beteja për postin e Presidentit” Haradinaj theksoi se orientimi i tyre ka të bëjë me temat për vendin, siç është përballja me presione, pengesat që mundohet t’ia bëjë Serbia në planin e ardhshëm, çështja e sigurisë në përgjithësi deri tek anëtarësimi në NATO.

    E për këtë, i pari i AAK’së, Haradinaj thotë se mendon që ai dhe kjo parti dhe ajo çka përfaqësojnë është adekuate për këtë kohë.

    “Orientimi i Aleancës dhe i imi ka të bëjë me temat që e presin vendin. E para është përballja me presionet, pengesat dhe izolimet që mundet me ia bë Kosovës Serbia. Është çështja e sigurisë e deri te anëtarësimi në NATO, çështja e unitetit dhe të gjitha këto spjegohen me ruajtjen e Kushteteutës dhe vendit”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!