×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoti: LDK-ja e ka për obligim që ta ruajë orientimin perëndimor në këtë shoqëri

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 22:19

    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, sot ka takuar strukturat e degës së IV-të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.


    Ai falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj dege, për angazhimin e tyre.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës ka vizionin e saj të qartë, e që orientimi është perëndimi. Qeveria e Kosovës ka arritur të ruajë këtë kurs pro-perëndimor duke promovuar kulturë të lartë politike që qon në progres perëndimor”, tha Hoti.

    Gjatë këtij takimi, ai i informoi të pranishmit për punën e Qeverisë, duke theksuar se pandemia dhe problemet ekonomike të vendit, kanë qenë sfida shumë të mëdha, por që sipas tij kanë arritur të menaxhohen shumë mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!