×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Islami: Ramush Haradinaj i vetmi që e trashëgoj dhe kultivoj frymën rugoviane

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 11:54

    Kandidati për deputet të Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Islami, në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, Ibrahim Rugova ka thënë se është i vetmi Ramush Haradinaj që mund ta kultivoj frymën Rugoviane.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Islami ka thënë se majtistët me tipare fashiste enden nëpër varre për vota, por nuk e marrin bekimin e Rugovës e Demaçit.

    “Ramush Haradinaj është lideri i vetëm i cili trashëgoj dhe e kultivoj frymën Rugoviane, edhe sa Rugova ishte gjallë, por edhe sot me vepra dhe bindje. Majtistët me tipare fashiste për vota endet sot nëpër varre, por bekimin nuk e marrin asnjëherë as nga Rugova as nga Demaçi”, ka shkruar Islami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!