×
  • Lajme
  • Pa kategori

    KQZ sot vendos për 47 kandidatët që kanë problem me ligjin

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 8:52

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.


    Kësisoj, KQZ siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, se sot do të vendosë për fatin e kandidimit të 47 personave të cilët kanë probleme me ligjin.

    Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

    Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!