×
  • Lajme
  • Pa kategori

    LDK: KQZ u kërcënua nga ata që janë të obliguar të sigurojnë funksionim të pavarur, u tentua favorizimi i një partie

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 12:40

    Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një konference për media ka kërkuar nga të gjitha institucionet e pavarura dhe nga KQZ-ja që të mos ndikohen nga kërcënimet.


    Përfaqësuesja e LDK-së, Ardita Dushi, në këtë konferencë tha se “dje është kërcënuar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe ky është institucion i pavarur që nuk guxon të cënohet në punën e tij.

    Aju tha se kërcënimi është shkelje kushtetuese dhe “ky institucion është kërcënuar nga ata që janë të obliguar sipas kushtetutës të sigurojnë funksionim të pavarur dhe kushtetues”

    Tutje, sipas LDK-së kjo është “ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një partie politike”

    “Për herë të parë në Kosovë që nga viti 1999 ndodh një kërcënim i tillë dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e punës së KQZ-së”, u tha tutje në këtë konferencë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!